
Prof as. Dr. Av. Maksim HAXHIA – Partner, ushtron profesionin e juristit duke filluar nga 1982 dhe atë të avokatit duke filluar prej Tetorit të vitit 1992. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë dhe njëkohësisht është diplomuar ekonomist në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai mban tituj të ndryshëm shkencor si Profesor i asociuar dhe doktor i Shkencave Juridike. Gjatë karrierës së tij ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit, përfshirë specializim në Universitetin e Harwardit në SH.B.A. Për shumë vite ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë si dhe atë të pedagogut në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 1992 ka qenë me detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Aktualisht është Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve dhe pedagog i jashtëm ne Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe në Shkollën e Magjistraturës. Av. Haxhia numërton botime të ndryshme të teksteve të miratuara të Fakultetit të Drejtësisë si dhe të artikujve të ndryshëm në fushën e të drejtës. Prof as. Dr. Av. Haxhia zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, italisht dhe rusisht.

Av. Artan HAJDARI (LLM) – Partner, e ushtron profesionin e juristit duke filluar nga viti 1991 dhe atë të avokatit prej vitit 1998. Është diplomuar jurist në vitin 1991, në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Master në Studime të Thelluara Evropiane në Universitetin e Tiranës, 2005. Për shumë vite ka qenë me detyrën e Gjykatësit dhe atë të Kryetarit të Gjykatës në disa Gjykata të vendit. Në vitin 1993 ka ushtruar edhe detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Zonës së Vlorës. Ka ushtruar për dy vjet detyrën e Zëvendësministrit të Drejtësisë. Është pedagog në Shkollën e Magjistraturës si dhe anëtar në grupe të ndryshme pune të ngritura nga struktura të ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare në kuadër të përmirësimit të legjislacionit të brendshëm dhe përafrimit me legjislacionin komunitar. Ai është autor i artikujve të ndryshëm mbi legjislacionin civil dhe tregtar. Av. Hajdari zotëron dy gjuhë të huaja italisht dhe anglisht.

Av. Kristaq TRAJA (LLM) – Partner, ushtron profesionin e juristit duke filluar nga 1978 dhe është mbajtës i titullit të avokatit duke filluar prej vitit 1998. Z Traja gjatë karrierës së tij ka dhenë një kontribut të rëndësishëm në fushën e drejtësisë kryesisht në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë, gjatë ushtrimit të detyrës si Gjyqtar i parë shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasbourg (1998-2008), si dhe duke ushtruar detyra të rëndësishme në administratën e drejtësisë deri në Zv Minsitër i Drejtësisë. Për shumë vite ka ushtruar detyrën e pedagogut në Fakultetin e Drejtësisë, katedra e të drejtës Kushtetuese, si dhe është autor i botimeve te rëndësishme në lidhje me të drejtën Kushtetuese, shtetin e se drejtës dhe mbrojtja kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave te njeriut. Aktualisht është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës. Z Traja zotëron gjashtë gjuhë të huaja, italisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, serbo-kroatisht dhe turqisht.

Av. Elira KOKONA (LLM) – Partner, e ushtron profesionin e juristit duke filluar nga viti 2001 dhe atë të avokatit prej vitit 2002. Është diplomuar jurist në vitin 1998, në Fakultetin e Drejtësisë ,Universiteti i Tiranës si dhe në vitin 2002 është diplomuar doktoreshë në fushën e të drejtës në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza” Romë. Avokate e liçensuar në Shqipëri dhe Itali, nga viti 2002 në vitin 2009 ajo ka mbajtur detyra të ndryshme në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Referente) dhe në Drejtorinë Ligjore dhe të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, Strasburg, France (Këshilltare ligjore dhe Përgjegjëse programi). Av. Kokona ka marrë pjesë si këshilltare ligjore në shumë çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. Është pedagoge e jashtme dhe eksperte e Shkollës së Magjistraturës, pedagoge e katedrës së të Drejtave të Njeriut në Kursin e Masterit të të Drejtës ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i arsimit privat ISSAT, si dhe pedagoge e jashtme në kursin e Masterit të të Drejtës Evropiane të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit La Sapienza Romë, Itali. Në cilësinë e saj si eksperte e Këshillit të Evropës, Av. Kokona ka mbajtur konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me pjesëmarrje të gjyqësorit, avokatisë dhe shoqërisë civile në lidhje me përditësimin e praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës së Drejtësisë. Av Kokona zotëron tre gjuhë të huaja, italisht, anglisht dhe frëngjisht.

Av. Envi HICKA – Anëtar i Studios prej vitit 2001, e ushtron profesionin e juristit duke filluar nga viti 2001 dhe atë të avokatit duke filluar prej vitit 2002. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka marrë pjesë si arbitër dhe këshilltar ligjore në shumë çështje të ndryshme të arbitrazhit kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Është i specializuar në zgjidhjen e konflikteve të karakterit civil qoftë në rrugë gjyqësore, ndërmjetësim dhe arbitrazh. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për efektshmërinë e sistemit të së drejtës. Fushat e praktikës ku është fokusuar, e drejtë civile, konflikte gjyqësore, e drejte bankare, pronësia intelektuale dhe industriale, e drejtë administrative, e drejtë doganore, privatizime dhe koncesione, e drejtë pune e drejtë penale. Av. Hicka zotëron dy gjuhë të huaja anglisht dhe italisht.

Av. Eris HYSI – Anëtare e Studios prej vitit 2001, e ushtron profesionin e juristit duke filluar nga vitit 2001 dhe të avokatit duke filluar prej vitit 2002. Është diplomuar juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Diplomuar në masterin në distancë DEEI, për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare, pranë IRERIE Paris si dhe ndjek - Master të nivelit të dytë në të drejtën evropiane të biznesit, Program rajonal i GTZ dhe Fakultetin e Drejtësisë Tiranë. Ka specializime në fusha të ndryshme të së drejtës, përfshirë specializim nga Universiteti i Virxhinas në të drejtën e detit. Fushat e praktikës ku është fokusuar, e drejtë tregtare, privatizime, konçensione, e drejtë tatimore, falimenti, konkurrenca, sigurime shoqërore, pronësisë intelektuale dhe industriale, e drejta e detit, OJF dhe konfliktet gjyqësore. Av. Hysi zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Av. Gentian MUÇAJ – Anëtar i Studios, e ushtron profesionin e avokatit prej vitit 2004. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Tiranës. Ka një eksperiencë të suksesshme në zgjidhjen e konflikteve sidomos atyre gjyqësore. Fushat e praktikes ku është fokusuar, e drejtë civile, konflikte gjyqësore, e drejtë pune, e drejtë administrative, e drejtë tatimore e doganore, e drejtë penale. Av. Muçaj zotëron dy gjuhë të huaja, anglisht dhe greqisht.

Av. Marsela IMERAJ – Anëtare studios prej vitit 2005, e ushtron profesionin e juristit duke filluar prej vitit 2003 dhe të avokatit prej vitit 2006. Është diplomuar juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo i bashkohet studios pas një eksperience të rëndësishme në Administratën Publike. Ka specializimeve të ndryshme në fushën e drejtës së pronësisë, liçensimit dhe regjistrimit të subjekteve të ndryshme. Është trajnere kombëtare për avokatët e rinj në fushën e të drejtave të njeriut, çertifikuar nga Këshilli i Evropës. Fushat e praktikës ku është fokusuar, e drejtë tregtare, e drejtë tatimore, falimenti, sigurime shoqërore, e drejtë familjare. Av. Imeraj zotëron tre gjuhë të huaja anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Av. Agela FERIZAJ – Anëtare e Studios prej vitit 2008, e ushtron profesionin e juristit prej vitit 2007 dhe atë të avokatit prej vitit 2008. Është diplomuar doktore në fushën e të drejtës në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza” Romë. Master në Studime Europiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti “La Sapienza” Romë. Ka specializime të ndryshme për negocimin, kontratat dhe arbitrazh, Itali dhe SHBA. Ajo vjen pas një eksperience pune Studios së Avokatisë “Costa”, Romë Itali. Gjithashtu ka patur një specializim pranë Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit Evropian pranë Parlamentit Evropian. Është duke ndjekur doktoraturën “Mbi të drejtën e Kontratave dhe Ekonominë e Sipërmarrjeve”, Universiteti “La Sapienza” Romë. Është pedagoge e jashtme pranë Universitetit UET për të drejtën civile. Fushat e praktikës ku është e fokusuar e drejtë tregtare, kontratat, konçesione, privatizime e prokurime, zgjidhje konfliktesh në gjykatë. Av. Ferizaj zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Av. Armer JUKA – Anëtar i Studios prej vitit 2009, e ushtron profesionin e juristit prej vitit 2008 dhe atë të avokatit prej vitit 2009. Është diplomuar Jurist pranë Universitetit Paris 2 Panthéon-Assas. Master i nivelit të parë dhe të dytë pranë Universitetit Paris 2 Panthéon-Assas për konkurencën, të drejtën evropiane për shoqëritë. Vjen pas një eksperience në Studion e Avokatisë Biaggi & Benelli, Paris, Francë. Fushat e praktikës ku është e fokusuar e drejta e shoqërive, konkurrenca, e drejtë biznesi, e drejtë tatimore, e drejtë bankare, tregti ndërkombëtare, privatizime dhe prokurime. Av. Juka zotëron katër gjuhë të huaja frëngjisht, anglisht, italisht dhe turqisht.

Av. Erinda MELI – Anëtare e studios prej vitit 2008, e ushtron profesionin e juristit prej vitit 2008 dhe atë të avokatit prej vitit 2009. Është diplomuar juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në ndjekje Master të nivelit të dytë në të drejtën evropiane të biznesit, Program rajonal i GTZ dhe Fakultetin e Drejtësisë Tiranë. Ka specializime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare e sektorit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Fushat e praktikës ku është e fokusuar mbrojtja e të drejtave të njeriut, e drejta e pronësisë, etj. Av. Meli zotëron tre gjuhë të huaja, anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Juliana MUÇO (MBM) – Anëtare e Studios prej vitit 2009, ushtron profesionin e këshilltarit financiar dhe taksavet prej vitit 2008. Është diplomuar doktore në menaxhim, me specialitet fushat e financës, taksave, administrimit dhe auditimit pranë universitetit të Torinos, Itali. Ka specializime të ndryshme për menaxhim dhe financë. Vjen me një eksperiencë pune si përgjegjëse për rajonin e ballkanit pranë Federexport Piemonte (strukturë e konfindustrisë italiane), Torino, Itali. Ka punuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Ekonomisë për lëndën Menaxhimi Strategjik, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ka punuar në fushën financiare pranë Shoqërisë Eagle Mobile. Mbulon sektorin e konsulencës fiskale dhe dhënien e shërbimeve financiare (kontabilitet, analizë financiare, hartim projekt-buxheti). Ajo zotëron tre gjuhë të huaja, italisht, anglisht dhe gjermanisht.



