Shqip     English

Historiku

Studio e Avokatisë Haxhia & Hajdari është zyra e parë ligjore e themeluar në Shqipëri pas rënies së diktaturës komuniste, e cila kishte ndaluar ushtrimin e këtij profesioni të nderuar në vend që prej vitit 1968.

Studio e Avokatisë është krijuar në Tetor të vitit 1992 nga partneri saj Prof. As. Dr. Av. Maksim R. Haxhia, jurist që i përket një brezi të nderuar profesionistësh në vend, me një karriere të kompletuar në struktura të rëndësishme të gjyqësorit dhe ekzekutivit.

Në vitin 1998 Studios i shtohet si partner Av. Artan Hajdari, jurist i shquar me eksperiencë në fushën gjyqësore dhe atë administrative. Av. Artan Hajdari ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të vlefshëm në Studio si një ekspert i fushës e së drejtës civile në përgjithësi dhe asaj tregtare e të biznesit në veçanti.

Ndër vite, studio ka afruar një staf të përgatitur dhe të specializuar në fusha të ndryshme të së drejtës, të cilët i përgjigjen kritereve të profesionalizmit dhe etikës në punë.

Në vitin 2008 Studios i bashkohet në cilësinë e partnerit Z Kristaq Traja, ish gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasbourg, një nga autorët e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ekspert i të drejtës kushtetuese dhe asaj ndërkombëtare. Z Kristaq Traja ka dhënë kontributin e tij në një sektor të rëndësishëm të studios që i përket ofrimit të shërbimeve në fushën e të drejtës Kushtetuese dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në vitin 2009 Studios i bashkohet në cilësinë e partneres, Av. Elira Kokona, eksperte e Këshillit të Evropës, e specializuar në të drejtën evropiane, në të drejtat konventore dhe arbitrazh ndërkombëtar, me një karriere disa vjeçare në administratën e organizatave ndërkombëtare dhe eksperiencë në ushtrimin e profesionit të avokatit në Itali dhe France.

Studio e Avokatisë që në fillimet e saj numëron një sërë klientësh të rëndësishëm vendas dhe të huaj, të cilët janë mbështetur prej saj në ngritjen e strukturave tregtare dhe në ushtrimin e një aktiviteti ekonomik të suksesshëm.

Sot, Studio e Avokatisë zë një vend të veçantë në tregun ligjor shqiptar, rajonal dhe atë evropiane nëpërmjet ofrimit të shërbimeve profesionale intersektoriale dhe efektive.

Studio e Avokatisë ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme avokatie në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në Romë, Milano, Londër, Gjenevë, Vienë, Paris, Athinë, Prishtinë etj.

 

Fushat kryesore te praktikes se studios jane:
• Shoqërite tregtare;
• Pronësia intelektuale;
• Sektori energjitik;
• Telekomunikacioni;
• E drejta administrative;
• E drejta e familjes;
• E drejta bankare, financiare dhe sigurimet;
• Privatizimet;
• E drejta private nderkombetare;
• Mjedisi, Sportet dhe Turizmi; Media
• Patentat dhe markat tregtare;
• E drejta fiskale;
• E drejta doganore;
• Institucionet dhe tregjet financiare;
• Prokurimet;
• Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

Aktualitet

Opinion Ligjor - Ligji Nr.10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”
(Shkarkoje)

Opinion Ligjor - Ligji Nr.10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”
(Shkarkoje)

Opinion Ligjor - Ligji Nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”
(Shkarkoje)

Opinion Ligjor - Çfarë quajmë Sipërmarrje investimesh kolektive (SIK)?
(Shkarkoje)