SHOQËRITË TREGTARE DHE FORMIMI I ENTITETVE LIGJORE
Një ndër fushat më të rëndësishme ku është e fokusuar puna e Studio është ajo në të drejtën tregtare dhe të biznesit. Ajo ju ofron klientëve të saj, shërbime të plota në përzgjedhjen e formës tregtare më të përshtatshme për të ushtruar aktivitetin e tyre, në procesin e regjistrimit, liçencimit dhe ushtrimit të aktiviteti të tyre. Po kështu mbulohen me sukses ndryshimi i formave organizative dhe strukturore të shoqërive, shndërrimet e tyre, bashkimet apo ndarjet. Studio e Avokatisë ka asistuar në themelimin e shumë kompanive të suksesshme që operojnë në Shqipëri, të shoqatave, fondacioneve dhe qendrave, si dhe në hapjen e degëve, e zyrave të përfaqësimit të tyre.
PRIVATIZIMI
Studio e Avokatisë ka kontribuar me përvojën e saj në fushën e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe në vetë ndërtimin e proçesit të privatizimit në Shqipëri. Ajo ka qenë konsulentë ligjore e konsorciumit të parë të kompanive shqiptare (11 kompani shqiptare) të cilat privatizuan fabrikën më të madhe të birrës tradicionale shqiptare "Birra Malto" sh.a. Tiranë.
Në vitin 2000, Studio e Avokatisë ka qenë konsulente ligjore e Ministrisë së Financave për privatizimin e Bankës më të madhe të nivelit të dytë që operon në Shqipëri "Banka Kombëtare Tregtare" (BKT), privatizimi i aksioneve të së cilës u bë nga KENT BANK, IFC, BERZH. Studio ka marrë pjesë si konsulent i investitorit të huaj në procesin e privatizimit më të rëndësishëm në vend, atë të shoqërisë për rafinimin dhe marketingun e naftës, ARMO sha. Për shkak të njohjes shumë të mirë të legjislacionit vendas, por dhe eksperiencës me sistemet e huaja të së drejtës, Studio gëzon të gjitha kapacitet për të asistuar dhe përfunduar me sukses proçese privatizimi.
Në vitin 2000, Studio e Avokatisë ka qenë konsulente ligjore e Ministrisë së Financave për privatizimin e Bankës më të madhe të nivelit të dytë që operon në Shqipëri "Banka Kombëtare Tregtare" (BKT), privatizimi i aksioneve të së cilës u bë nga KENT BANK, IFC, BERZH. Studio ka marrë pjesë si konsulent i investitorit të huaj në procesin e privatizimit më të rëndësishëm në vend, atë të shoqërisë për rafinimin dhe marketingun e naftës, ARMO sha. Për shkak të njohjes shumë të mirë të legjislacionit vendas, por dhe eksperiencës me sistemet e huaja të së drejtës, Studio gëzon të gjitha kapacitet për të asistuar dhe përfunduar me sukses proçese privatizimi.
KONCENSIONE
Studio e avokatisë mbështet shumë klientë të saj, investitorë të huaj, gjatë procedurave të tenderimit dhe marrjen në koncesione të sektorëve strategjikë të ekonomisë në vend. Ajo është e specializuar dhe me përvojë në përgatitjen e dokumentacionit përkatës të garave, asistimin gjatë tenderit, negocimit dhe përfundimin e kontratave të koncesionit. Studio ka asistuar klientët në një sërë procesesh të rëndësishme konçesionare në fushën e prodhimit të energjisë.
ARBITRAZHI
Duke synuar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të konflikteve të klientëve të saj, Studio parashikon dhe ofron përfaqësim në arbitrazh si kombëtar dhe ndërkombëtar. Nëpërmjet një stafi të specializuar, studio e avokatisë ka asistuar me sukses përfaqësimin në arbitrazh të klientëve. Stadi aktual në të cilin ka arritur zhvillimi i biznesit, kërkon përballjen me sfida profesionale dhe Studio është e mirë-përgatitur për këtë.
MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË DREJTAVE TË GRUPEVE DHE SUBJEKTEVE TË BIZNESIT
Një sektor i veçantë i studios tonë me ekspertë të mirënjohur mbulon probleme të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grupeve dhe subjekteve të ndryshme biznesit, duke përfshirë në mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, të procesit të rregullt ligjor, të dhënave personale, të konkurrencës dhe privacisë etj. Ky shërbim përfshin konsulencat, përfaqësimin në gjykatat vendase dhe deri me përfundimin e konfliktit pranë Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut. Studio aktualisht përfaqëson një numër të konsiderueshëm çështjesh të këtij lloji përpara GJEDNJ.
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Studio e Avokatisë që në fillimet e aktivitetit është dalluar për suksesin e saj dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në të shumtën e rasteve Studio mundëson zgjidhjen e konflikteve të natyrave të ndryshme jashtë rrugës gjyqësore çka sjell efikasitet në kohë dhe shpenzime për klientin. Në rastin e përfaqësimit të klientëve në sistemin gjyqësor (Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë si dhe ne Gjykatën Kushtetuese si dhe në arbitrazh) Studio udhëhiqet nga kriteret e profesionalizmit dhe ekonomizimit. Sipas statistikave të përfaqësimit në rrugë gjyqësore në të gjitha hallkat mbi 90% të rasteve të përfaqësuara, ajo i ka përfunduar me sukses. Me përvojën e saj Studio, ka ndihmuar në krijimin dhe forcimin e praktikës gjyqësore. Mbrojtja e klientëve nga ne përfundon me ekzekutimin e vendimit gjyqësor dhe atij të arbitrazhit.
PRONËSIA INTELEKTUALE DHE INDUSTRIALE
Studio e Avokatisë, ofron shërbimin e kualifikuar në këtë drejtim jo vetëm në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e markave tregtare ose patentave pranë Zyrës së Regjistrimit të Markave Tregtare dhe Patentave, por dhe në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave mbi markat tregtare dhe të drejtave të autorit nëpërmjet gjykatës. Ajo ka përfaqësuar çështje të rëndësishme në këtë drejtim, duke zgjeruar praktikën gjyqësore dhe duke kontribuar në diskutimin e këtyre rasteve në auditorët e Shkollave të së Drejtës. Prej shumë vitesh, studio mban liçensën e përfaqësuesit të autorizuar të dhënë nga DPPM.
ENERGJIA
Një fushë tjetër e rëndësishme e punës së Studios së Avokatisë është dhe ai i konsulencave në sektorin e energjisë. Studio mbështet me këshillime dhe përfaqësime shumë klientë të saj që ushtrojnë aktivitet në fushën e energjisë përfshirë dhe energjinë e rinovueshme. Ajo ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe përsa i përket liçensimit dhe marrjes së çertifikatave të gjelbërta.
TELEKOMUNIKACION
Studio ka një staf të specializuar për problemet e ndryshme në fushën e telekomunikacionit. Ajo asiston klientët e saj vendas dhe të huaj gjatë gjithë proçedurave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me regjistrimet, liçensimet, konsultimet publike të zhvilluara nga autoritetet kompetente.
SIGURIMET
Studio e Avokatisë, ofron konsulencat e duhura në fushën e sigurimeve. Pjesëmarrja e dy partnerëve të saj në Këshillat Mbikëqyrës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Institutit të Sigurimeve (INSIG), dy kompanive më të mëdha shtetërore në fushën e sigurimeve në Shqipëri, i ka dhënë firmës profilin e duhur në këtë fushe. Përfaqësimi i klientëve realizohet si nëpërmjet dhënies së konsulencave shoqërive private ashtu dhe në vendosjen dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjencitë shtetërore të mbikëqyrjes së sigurimeve.
PRONËSIA DHE SHITBLERJA E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Çështjet në fushën e së drejtës së pronësisë, përbëjnë një prej fushave me prioritet të mbuluar nga ana e Studios, nisur dhe nga vetë problematika e konflikteve të pronësisë që janë shfaqur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Këshillimi dhe përfaqësimi në fushën e pronësisë bëhet duke mbajtur parasysh parimet e vendosura nga legjislacioni vendas por dhe nën kuadrin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, me qëllim krijimin e një praktike të drejtë dhe afatgjatë. Studio mbështet klientët e saj me konsulencë profesionale gjatë gjithë procesit të shitblerjes së pasurisë së paluajtshme, deri në mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga konfliktet e pronësisë që përfundojnë në gjykatë. Studio ka një staf të përgatitur për të përballuar me profesionalizëm problemet që lindin në këtë fushë të së drejtës.
NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATAVE DHE ARBITRAZHIT
Studio e Avokatisë, ka trajtuar raste të shumta për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja në juridiksionin shqiptar. Ajo ka ofruar përvojën e saj në këtë drejtim jo vetëm në zhvillimin e praktikës gjyqësore, por edhe në diskutime profesionale në konferenca të ndryshme në këtë fushë brenda dhe jashtë vendit.
E DRJEJTA TATIMORE
Studio e Avokatisë, ofron një shërbim tepër të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor. Ajo ka kontribuar në përsosjen e legjislacionit tatimor në Shqipëri, duke ofruar konsulencat e saj për komunitetin e biznesit që operon në Shqipëri. Ajo ka dhënë kontributin e saj në përmirësimin dhe përsosjen e legjislacionit tatimor. Studio merr përsipër zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj, jo vetëm në rrugë gjyqësore, por edhe në atë administrative. Në këtë të fundit ajo ka qenë shumë e suksesshme dhe shumë e pëlqyer nga komuniteti i biznesit.
E DREJTA DOGANORE
Studio e Avokatisë, ofron konsulenca profesionale në fushën e së drejtës doganore. Ajo përfaqëson dhe mbron klientët si gjatë proçedurave administrative ashtu edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve në rrugë gjyqësore. Stafi i avokatëve është i mirë-përgatitur për këtë fushë të së drejtës dhe ndjek me kujdes ndryshimet e legjislacionit doganor si dhe të praktikës gjyqësore.
SIGURIMET DHE E DREJTA E PUNËS
Studio e Avokatisë ofron shërbime në fushën e së drejtës së punës, sigurimeve shoqërore e atë shëndetësore. Konsulenca për shërbime të tilla ju janë ofruar klientëve që bëjnë pjesë në komunitetin e biznesit në Shqipëri, si dhe për shumë OJF-ve, ambasadave dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.
E DREJTA ADMINISTRATIVE
Studio e Avokatisë ka njohuritë e duhura në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës administrative dukë përfaqësuar klientë që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me zgjidhjen në rrugë administrative të problemeve që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Zgjidhja e problemeve në këtë rrugë, sidomos me organet tatimore, doganore dhe atë të Ministrisë së Financave, Punës dhe asaj të Ekonomisë, shmang konfliktet e mundshme gjyqësore.
E DREJTA BANKARE
Studio e Avokatisë është një nga konsulentet më të mira në fushën e dhënies së këshillave juridike dhe zgjidhjes së konflikteve të së drejtës bankare. Ajo asiston me konsulenca banka dhe institucione financiare në shumë praktika ligjore mbi të drejtën bankare, për çështje pronësie, si pasuri të patundshme, qira, shitje, hipoteke, peng, dorëzani, e çdo lloj kolaterali. Studio jep konsulenca në praktikën e biznesit bankar, si linçensimi, hartimi i dokumenteve për kredi etj. Ajo është konsulente ligjore e disa bankave dhe institucioneve financiare që operojnë në Shqipëri. Ajo është shumë e suksesshme në zgjidhjen e konflikteve në fushën e pronësisë dhe biznesit bankar, duke bërë përfaqësim profesional në gjykatë dhe duke kontribuar në krijimin e praktikës gjyqësore. Studio ka përfaqësuar me sukses çështje gjyqësore përpara Gjykatës Kushtetuese në emër të Shoqatës së Bankave që operojnë në Shqipëri, duke kontribuar në ruajtjen dhe stabilitetin e marrëdhënieve juridike në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
E DREJTA PENALE
Studio e Avokatisë, ofron mbrojte për akuzat penale qe janë ngritur nga organi i akuzës ndaj klientëve të saj të përhershëm. Ajo është e përgatitur profesionalisht që t’iu ofrojë konsulencën e duhur kësaj kategorie klientësh, sidomos për veprat penale në fushën e biznesit, mashtrimeve financiare, taksave, doganave, sigurimeve e më gjerë. Ne kemi qenë përfshire në një numër të madh çështjes penale, në këtë fushë duke i mbrojtur klientët tanë të biznesit me sukses.
