Mirësevini
Studio e Avokatisë Haxhia & Hajdari është zyra e parë ligjore e themeluar në Shqipëri pas rënies së diktaturës komuniste, e cila kishte ndaluar ushtrimin e këtij profesioni të nderuar në vend që prej vitit 1968.
Studio e Avokatisë është krijuar në Tetor të vitit 1992 nga partneri saj Prof. As. Dr. Av. Maksim R. Haxhia, jurist që i përket një brezi të nderuar profesionistësh në vend, me një karriere të kompletuar në struktura të rëndësishme të gjyqësorit dhe ekzekutivit.
Studio e Avokatisë Haxhia & Hajdari ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.
Partnerët
Prof as. Dr. Av. Maksim HAXHIA
“ Partner, ushtron profesionin e juristit duke filluar nga 1982 dhe atë të avokatit duke filluar prej Tetorit të vitit 1992. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Juridike në Tiranë dhe njëkohësisht është diplomuar ekonomist në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. ”




